Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Mjeku Tritan Kalo ‘i kthehet’ drejtësisë: Dikur një ish-kryeprokuror me mbiemër as qumësht e as kos, foli për arrestime të bujshme politiqenërish

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4b898e5eecd6fa11d5fcebefaf98882b

Mjeku Tritan Kalo teksa uron fundjavë të mbarë, “i kthehet” drejtësisë dhe kujton se asnjë politikan apo “peshk i madh” nuk është vënë para drejtësisë. Sipas mjekut, një drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar.

Ai ndalet dhe të deklaratat e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për arrestime të bujshme, ndërsa me ironi shkruan “në mos gaboj ish Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë me një mbiemër as qumësht dhe as kos, vite më parë foli për arrestime të bujëshme politiqenërish në muajin Shtator, dhe ish-Ambasadori i SHBA-së i asaj kohe na premtoj “kapjen e peshqëve të mëdhenj” po në atë Shtator……Për Shtatorin e cilit vit vallë bëhej fjalë.”

Shkrimi i plotë:

Kohë Kovidiane…..3.10.2020….Ju uroj fundjavën e parë të muajit Tetor 2020 me plot mirësi, dashuri e mbarësi të gjithë miqve, të afërmve, kolegëve dhe bashkëkombasve të mi kudo që ata/ato sot frymojnë ……Për të gjithë ne që punojmë dhe përpiqemi për një DEMOKRACI reale dhe pa hone diferencash sociale, një DREJTËSI E VONUAR ËSHTË një DREJTËSI E MUNGUAR……Vetëm e vetëm SHTETI i së DREJTËS njihet e pranohet si Shtet funksional për të gjithë shtetasit e tij…..

NË MOS GABOJ ish Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë me një mbiemër as qumësht dhe as kos, vite më parë FOLI për arrestime të bujëshme politiqenërish në muajin Shtator, dhe ish-Ambasadori i SHBA-së i asaj kohe na premtoj “kapjen e peshqëve të mëdhenj” po në atë Shtator……Për Shtatorin e cilit vit vallë bëhej fjalë kur ata u shprehën në këtë mënyrë, për Shtatorin e vitit 2017, 2018, 2019, 2020 apo ndoshta për Shtatotin e vitit “të afërt” 2096…..

Anëtarëve të SPAK-ut të bërë me kohë KAPS përpara krerëve të vërtetë të krimeve socio-ekonomiko-politike të këtyre 30 viteve të fundit, si dhe të gjitha anëtarëve të (J)ORGANEVE Ligjbërëse dhe Ligjzbatuese, si mjek u këshilloj që përpara se të shtrihen në mbrëmje në shtrat të përdorin 2 tableta Senakot ose 1 gotë me çaj Folium senae, Duphalac dy lugë supe ose Vaj recini dy lugë gjelle, dy – tre kokra Kiëi të shoqëruara me dy – tre kokra Fiku të thatë, ose fundi-fundit edhe dy paketa me Psillium të tretura në një gotë uji të ftohtë në mëngjes, që të munden të shpëtojnë nga një “shqetsim i tillë fiziologjik” sikundër po rezulton të jetë prej shumë kohësh edhe “kapsllëku i tyre funksional”…..

ME SHUMË BUJË u fol për vite me rrallë për REFORMËN në DREJTËSI, për SPAK-un, për KPL-ra, KPGJ-ra apo BKH-ra dhe të tjerë syresh organizmash të të njëjtit “STAN”, po ku jemi Ne si shoqëri Demon-kratike edhe sot e kësaj dite…..

Jemi ende në udhëkryqin e TRANZICIONIT të një sistemi e shoqërie që vetëm DEMOKRATIKE nuku mundet të quhen, si dhe busullhumbur në të për ARDHMËRINË tonë…..Çfarë po pritet vallë për të REAGUAR, apo ndoshta mos po pritet vetëm e vetëm zbrazja përfundimtare nga vetë Shqiptarët etnikë e vendit dhe e Trojeve Arbërore “të pushtuara” tashmë dhe të komanduara nga arrivistë, karrieristë, korrupsionistë, hedonistë, kriminelë, drogaxhinj, kumarxhinj, gopistë e injorantë…..Quo vadis Shqipëria ime e andej dhe këndej Drinit???

# N.B.: NUKU lejohet marja dhe postimi nga asnjë gazetë ose portal, pa lejen e autorit ose më së paku, nëse nuk bëhet kujdes nga MODERATORËT e tyre përkundrejt komenteve të pa hijëshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img