Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mjeku tregon si pritet të jetë situata nga Covid-19 pas zgjedhjeve: Një rritje...

Shkruar nga Newsbomb
Mjeku tregon si pritet të jetë situata nga Covid-19 pas zgjedhjeve:

Mjeku pneumolog Arjan Mezini ka folur për situatën nga Covid në vend.

Ai është shprehur se shifrat në rënie të infektuarve janë  pasi një pjesë e popullësisë e kanë kaluar koronavirusin.

Mezini deklaroi se aktualisht në spital janë rreth 50 deri 60 pacientë të shtruar.

“Nuk besoj se ka ndikuar vaksinimi, por secili nga ne njeh dikë që e ka kaluar virusin. Nuk mund të themi që Shqipëria e ka kaluar pikun, ka qenë piku i asaj vale. Mund të themi vetëm që një përqindje e popullatës e ka kaluar. Kam përshtypje në Tiranë diku 50-60% e kanë kaluar”,” tha mjeku për “abc-ja e mëngjesit”.

Ai ndër të tjera tha se për shkak të tubimeve, pas zgjedhjeve të 25 prillit mund të ketë një rritje të lehtë të numrave të të infektuarve me Covid-19.

“Edhe mundet të ketë një rritje të lehtë, po jo të përmasave të shkurtit, për shkak të tubimeve në ambjenteve të hapura. Unë e thash që rreziku më i madh është takimi në ambjente të mbyllura. Shpresoj të jetë menduar se si do të zgjidhet,” tha ia ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll