Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Mjeku thirrje të FORTË autoriteteve: Rrezikojmë futjen e mutacioneve të Covid, kërkoni test negativ për personat që vijnë nga jashtë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjeku Erion Dasho u ka bërë thirrje të fortë autoriteteve në vendin tonë që të marrin vendimin për personat që futen në Shqipëri, që të paraqesin një test negativ për Covid-19.

Sipas tij nëse autoritetet nuk marrin këtë masë, në Shqipëri do të hapen portat për variante të reja të koronavirusit.

“Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që nuk kërkon një test për udhëtarët që vijnë në Shqipëri. Nëse ne nuk vendosim këtë rregull hapim portat për mutacionet e reja. Dhe mund të ndodhë këto mutacione t’i shpëtojnë mbulesës mbrojtëse, qoftë personave që e kanë kaluar në mënyrë natyrale Covid-19, qoftë imunitetin që është krijuar nga vaksina. Dhe kur flasim që në Shqipëri  është e përdorur vaksina Coronax e cila ka një pikëpyetje mjaft të madhe, atëherë unë mendoj se jemi në një situatë shqetësuese që kërkon menjëherë reagimin e autoriteteve”, u shpreh mjeku Dasho në Ora news.

Më shumë

spot_img
spot_img