Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mjeku Sulçebe zbulon sa vaksina i duhen Shqipërisë që të shuhet Covid-19; ish-ministri tregon cilët do e marrin të parët injeksionin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4fd298e282760fcd1e8bdac0aebf7a6a

Mjeku i njohur Genc Sulçebe zbuloi sot në emisionin “open” se duke llogaritur gjithë shtresat vulnerabël të shoqërisë, Shqipërisë do mund t’i duhen rreth 4 milionë doza vaksine anti-Covid.

Kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për 2 milionë shqiptarë, pasi duhen 2 doza për çdo person.

Sulçebe: Përsa i përket shifrave, duhet të jetë një epidemiolog shumë i sofistikuar që t’i llogarisi. Megjithatë unë mendoj se një 2 milionësh do ishte i mjaftueshëm. Pra duhen 4 milionë doza që infeksioni të shuhet. Përveçse në Britaninë e Madhe, ku vaksinimi po shkon mirë, në Francë po has probleme.

Nga ana tjetër eksperti i Shëndetit Publik, ish-ministri Gjergj Koja tha se të parët do të vaksinohen punonjësit e shëndetit, më pas arsimatërt, punonjësit e policisë, personat mbi 75 dhe ata që janë të sëmurë kronikë, e më pas pjesa e mbetur e popullësisë.

Koja: Nuk është çështja vetëm te kalendari. Është puna te shtresat vulnerabël. Po negociohet në të gjitha mënyrat e mundshme. Do vaksinohen mjekët dhe gjithë punonjësit e shëndetësisë, më pas arsimtarët dhe punonjësit e policisë. Vaksina është e sigurtë, e rekomandueshme, jo e detyrueshme, falsa dhe të gjithë do të vëksinohen. Ata që duan domethënë. Pra çdo shqiptar që duhet të vaksinohet dhe që i përket grupit vulnerabël, do të vaksinohet. 30 mijë janë personel mjekësor dhe punonjës policie. Llogarisni sa arsimtarë janë shto dhe të moshuarit.

10.750 doza në janar

4500 mjekë + 10.500 infermierë x 2 doza = 30.000 doza

30.250 doza në shkurt

32.000 mësues x 2 doza = 64.000 doza

11.000 policë x 2 doza = 22.000 doza

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img