Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mjeku shqiptar në SHBA: Vaksina është më pak efektive ndaj variantit brazilian të COVID, pasi të marrësh vaksinën e vështirë të vdesësh nga koronavirusi, por jo e pamundur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6b0f46c0f06012166aa8c5ae6c53e19d

Mjeku shqiptar në SHBA Arban Domi është shprehur në emisionin “Opinion” se vaksinat kundër koronavirusit nuk janë shumë efikase ndaj variantit brazilian dhe afrikano-jugor të COVID-19.

Ai tha se Moderna dhe AstraZeneca kanë filluar punën për të zhvilluar një tjetër vaksinë që do të reagojë ndaj këtyre varianteve.

Për momentin për versionin britanik vaksina funksionon me të dhënat e deritanishme njësoj si me të dhënat e mëparshme. Përsa i përket variantit të të Afrikës së Jugut dhe Brazilit, vaksina funksionon 3-10 herë më pak. Janë një numër antikorpesh që vaksina indukton në organziëm,17 prej tyre janë të rëndësishme. Nga këto 17, nuk veprojnë ose veprojnë pak ndaj varianteve të tanishme, 9 prej tyre. Por mbeten 8 të tjera. Me fjalë të tjera dua të them që niveli i antikorpeve ekzistuese a është i mjaftueshëm për të bllokuar virusin? Për momentin nuk kemi një përgjigje, teorikisht mendohet se do të jenë më pak efikase. Moderna dhe Astra Zeneca kanë nisur punën për një vaksinë që ju përshtatet varianteve të reja”, u shpreh Domi.

I pyetur nëse njerëzit mund të vdesin nga COVID pasi kanë marrë vaksinën, ai tha se kjo është shumë e vështirë, por jo e pamundur.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img