Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mjeku shqiptar humbi jetën në krye të detyrës në Itali, solidarizohet Skënder Brataj

Shkruar nga Newsbomb

Katër persona humbën jetën, ndërsa 7 të tjerë u plagosën lehtë. Ky është dhe bilanci tragjik nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e djeshme në tunelin a' Gulino, përgjatë SS73 bis i quajtur kështu, "bypass" midis Urbinos dhe Fermignano. Mes viktimave, u bë me dije se ishte edhe 42-vjeçari, Sokol Hoxha, shqiptari nga Elbasani i cili prej vitesh punonte si mjek në Itali.

Lidhur me këtë lajmin të trishtë ka reaguar edhe kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj. Në shenjë solidarizimi dhe resekti mjeku Brataj ka vendosur shiritin e zi si foto profili në llogarinë e tij në “ Facebook”.

“Nderrimi i fotos se profilit eshte e lidhur me solidaritetin per humjen e jetes se ekipit mjeksor te urgjences 118 ne Itali. Ne perberje te ekipit mjeku ishte shqiptare!” shkruan Brataj.

Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e djeshme, të mërkurë rreth orës 15:00 në në gjysmë të rrugës përmes tunelit  përgjatë SS 73 bis , midis Urbinos dhe Fermignano.  Autoambulanca ku ndodhej mjeku shqiptar, dhe tre persona të tjerë, infermiera, shoferi dhe pacienti u përplasën “kokë më kokë”  me autobusin i cili po transportonte fëmijë.

LEXO EDHE: Ky është mjeku nga Elbasani që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

Si pasojë humbën jetën ekipi i urgjencës si dhe pacienti. Ata janë Stefano Sabbatini, shoferi, Cinzia Mariotti di Acqualagna, infermierja dhe mjeku Sokol Hoxha, 42-vjeç. Gjithshtu, humbi jetën edhe pacienti që po transportohej me autoambulancë, 85-vjeçari Alberto Serfilippi.

PAMJE NGA VENDI I NGJARJES

Ndërsa, të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shoferi i autobusit ende ndodhet në gjendje shoku.

Menjëherë pas aksidentit reagoi edhe këshilltari i qarkut për kujdesin shëndetësor, Filippi Saltamartini. Teksa i shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave ai tha: Personeli shëndetësor që punon në ambulancë rrezikon jetën çdo ditë dhe e vë në shërbim të pacientëve. Janë heronj të heshtur. Sot tre prej tyre ranë duke kryer detyrën. Duhet t’u jemi mirënjohës të gjithë atyre që e vënë veten në shërbim të komunitetit çdo ditë me kurajo dhe altruizëm.

Edhe Ministri i Shëndetësisë, Orazio Schillaci, i tronditur nga kjo ngjarje u përcolli ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe kolegëve.

"Jam thellësisht i pikëlluar nga aksidenti i tmerrshëm midis një autobusi dhe një ambulance që ndodhi në rajonin Marche, ku humbën jetën punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe një pacient që ndodhej në bordin e ambulancës së përfshirë. I drejtoj ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Ngushëllimet e mia. Ngushëllimet më të thella shkojnë për ta dhe për kolegët e mi në kompaninë Pesaro Urbino, gjithmonë të gatshëm për të kryer detyrën e tyre për të ndihmuar njerëzit”, tha ai.

[caption id="attachment_770739" align="alignnone" width="690"]Ne foto: Sokol Hoxha Ne foto: Sokol Hoxha[/caption]

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese