Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Mjeku publikon studimin dhe jep shpresë: Ja pse në Shqipëri situata e COVID është e menaxhueshme dhe si të shmanget përkeqësimi (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim që bën një analizë të situatës aktuale të Covid për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera rreth nesh.

Pavarësisht rritjes së ndjeshme të rasteve me Cvoid javët e fundit, ai shkruan se situata në Shqipëri është ende e menaxhueshme, pasi ende nuk ka një transmetim komunitar por në grupe rastesh.

ANALIZA e Ilir Alimehmetit: Ku ndodhen shtetet e Ballkanit Perendimor ne situaten epidemiologjike?

Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Pergjithshem i Organizates Boterore te Shendetesise, kur deklaroi pandemine sqaroi edhe qe:

“…Nese shtetet hetojne, testojne, trajtojne, izolojne, gjurmojne dhe mobilizojne personelin e tyre (ne pergjigjen ndaj infeksionit), shtetet me pak raste COVID-19 mund te evitojne qe ato raste te kthehen ne grupe, dhe qe ato grupe te kthehen ne transmetim komunitar…”

OBSH nuk ka nje perkufizim specifik per transmetimin ne grup (cluster transmissions). Ky perkufizim mund te perdoret per te pershkruar infektime qe jane shume te perqendruara ne nje lokalitet te kufizuar, shpesh brenda familjes apo rrethit te ngushte profesional ose shoqeror.

Ne keto raste, burimi i infektimit njihet dhe mund te gjurmohet prapa.

Sipas OBSH-se: “Transmetimi komunitar evidentohet nga paaftesia per te lidhur gjurmet e rasteve te konfirmuara permes zinxhirit te transmetimit per nje numer te madh te ketyre rasteve.”

Pra, permes nje thjeshtimi epidemiologjik mund te themi se ne gjuhen e semaforit:

E gjelber – Raste sporadike me COVID-19 ose aspak raste

E verdhe – Grupe rastesh me COVID-19

E kuqe – Transmetim komunitar i COVID-19

Sipas Raportit te Situates nr. 195 te OBSH (2 Gusht 2020), te bashkengjitur:

Shqiperia – Grupe rastesh

Maqedonia e Veriut – Grupe rastesh

Mali i Zi – Grupe rastesh

Kosova – Transmetim komunitar

Serbia – Transmetim komunitar

Bosnje-Hercegovina – Transmetim komunitar

Po ashtu, si Grupe Rastesh paraqiten edhe vendet e BE-se fqinje si Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia

Pra, shtetet me grupe rastesh jane ende epidemiologjikisht ne gjendje qe te evitojne perkeqesimin e situates duke:

Ruajtur distancen fizike (2 metra)

Ruajtur higjienen e rregullt te duarve

Mbajtur masken nese nuk ruhet dot distanca fizike

Më shumë




spot_img








spot_img