Presidenti Ilir Meta thotë se nëse ai nuk do të kishte ndërhyrë ai, 25 prilli do të ishte kthyer në një ngjarje më të rëndë se ajo e Elbasanit ku mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani.
Në emisionin “Top Story”, Meta është shprehur se ai asnjëherë nuk i ka dalë në mbrojtje akteve të dhunës së opozitës.
“Nuk e di se çfarë është LSI sot dhe nuk është detyra ime ta them këtë. 25 prilli do te ishte shumë më rëndë se ngjarja tragjike e Elbasanit, në të gjithë Shqipërinë, në rast se nuk do të ndërhynte Presidenti. Bashkia pa asnjë akt administrativ pa asnjë shkresë prej orësh kishte bllokuar ujin, energjinë.
Nuk mund të shkaktohet dhunë, presidenti në një situatë të tillë nuk mund të jetë pëllumbi i paqes, po të ishte qëndruar mirë në Kavajë nuk do të kishte ndodhur ngjarja e Elbasanit. Ishte programuar një dhunë sistematike ndaj opozitës. Kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk u kam dalë në mbrojtje akteve të opozitës”, tha Meta.