Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mjeku Petrit Vargu flet për pandeminë: Situata e keqmenaxhuar, kapacitete të ulëta në spitale për të mos u dukur alarmante

Shkruar nga Newsbomb
Petrit Vargu

Mjeku Petrit Vargu ka komentuar situatën e pandemisë në vendin tonë, e cila është përkeqësuar javët e fundit.

Vargu tha se situata është keqmenaxhuar dhe se mungojnë kapacitetet spitalore, teksa foli për Ora News. Ai tha se kapacitetet e ulëta në spitale janë që të mos duket situata alarmante duke u mbushur plot. 

“Çuditërisht, në një vend me infektueshmëri shumë të madhe kemi shtrime në reanimacion me një numër shumë të ulët. Shquhet me një trajtim në shtëpi, edhe me oksigjen të shumë pacientëve, gjë që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Dhe si pasojë e kësaj, gjithmonë shtretërit e reanimacionit nuk i kanë kaluar deri tani numrin 45. Gjë që është totalisht jashtë trendit që ka në të gjithë vendet e Europës dhe jo vetëm. Pikërisht këto kapacitete, sipas nesh, të ulta, bëhen në mënyrë që gjendja të mos paraqitet si alarmante. Sikur ne, në bazë të të dhënave dhe numrave që kemi, nuk mund të kalojmë në mbyllje deri diku hermetike, e cila në të vërtetë do ti jepte një frymëmarrje vendit, do të ulte mjaft sëmundshmërinë dhe do të shpëtonte edhe jetë njerëzish.”, tha mjeku Vargu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll