Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mjeku personal i Enver Hoxhës, vdes në moshën 80-vjeçare Isuf Kalo

Shkruar nga Newsbomb
Mjeku personal i Enver Hoxhës, vdes në moshën 80-vjeçare

Isuf Kalo, i njohur si mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha, ka ndërruar jetë këtë të enjte.

Profesori dhe autori i disa librave mjekësor e jo vetëm, ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 80 vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Kalo po qëndronte prej disa muajsh në një spital jashtë Shqipërisë, pasi ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Isuf Kalo gëzonte respektin e të gjithë kolegëve, gjithashtu edhe atë të studentëve të tij në “Universitetin e Mjekësisë” ku prej vitesh jepte mësim.

Mësohet se amaneti i mjekut ka qenë që të prehet në vendin e tij të lindjes, në Luzat.

Kush ishte mjeku Isuf Kalo: 

Isuf Kalo lindi në vitin 1942 në Tepelenë. Studimet i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1964.

Prof. Kalo u specializua në disa vende evropiane për diabetologji dhe endokrinologji. Ai është një nga pionierët e këtij domeni në Shqipëri. Për disa vite ka qenë kryetar i endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Spitalin Universitar të Tiranës.

Në vitin 1985 Isuf Kalo ishte mjeku personal i Enver Hoxhës. Për këtë fakt disa herë në intervista të ndryshme është pyetur dhe Kalo, ka përcaktuar atë që ishte marrëdhënie personale me udhëheqësin komunist dhe marrëdhënien pacient-doktor.

Ai në intervista të ndryshme ka thënë: Ka pak teprim në definimin tim, si mjeku personal i Enver Hoxhës, çka presupozohet, sikur gjatë gjithë jetës së tij Enver Hoxha ka pasur mjek, Isuf Kalon. Nuk është kështu. Enver Hoxha ka pasur mjekë më përpara. Ka qenë Prof. Hoxha, që i zbuloi diabetin, para tij ka qenë Dervishi, një doktor tjetër që iku në Çeki dhe kështu me radhë.

Pas kësaj, në kohën që ai u sëmur dhe koincidon me prezencën time 15 vjeçare aty, u ngrit një ekip mjekësor, i cili plotësonte gjërat që më mungonin mua, në ekspertizë…ishte në aspektin e urgjencës ose në ndonjë aksident, që mund t’i ndodhte por edhe në anën kardiake të zemrës. Pra, unë kam pasur rolin e mjekut të tij dhe të familjes. Kam ardhur shumë i ri, këtu, në bllok. Kam ardhur 23 -vjeç dhe në njëfarë mënyre, u rrita këtu edhe fizikisht dhe profesionalisht, edhe emocionalisht

Midis 1991 dhe 2004 ai u punësua nga Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën (në Kopenhagë), duke drejtuar Programin Evropian të Diabetit dhe më vonë Programin e Cilësisë së Sistemit Shëndetësor në Evropë. Ai është autor i një sërë botimesh në shtypin mjekësor të vendit të tij dhe jashtë saj, si dhe ka qenë anëtar nderi i disa komiteteve ndërkombëtare dhe shoqatave mjekësore në Evropë.

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.