Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mjeku: Nuk duhej izoluar e gjithë Shqipëria! Fico: S’ka zona jeshile në vend! Janë masa të mirëmenduara (DEBATI)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_376715" align="alignnone" width=""]Fico - Pecnikaj [/caption]

Vendosja e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mbyllja e restoranteve dhe bareve në orën 22:00 ka krijuar polemika të shumta mes aktorëve social-politikë.

Shumë e kanë pranuar ndërsa shumë të tjerë jo. Mjeku Ilir Pecnikaj në departamentin e shëndetësisë në PD deklaroi në ‘Repolitix’ se kjo masë nuk duhej të ishte vendosur në qytete ku popullsia dhe lëvizja e qytetarëve është më e ulët.

“Dua të di nga qeveria se në çfarë baze ligjore bëhet kufizimi i lirisë së individëve. Ne nuk kemi një gjendje të jashtëzakonshme sot. Italia e ka zgjatur kohën e emergjencës. Çdo masë që ka marrë kjo qeveri deri më sot është një propagandë. Pse duhet të merrej një masë e tillë për gjithë Shqipërinë? Mund të merrej thjesht në disa zona, ku diskot ose pub-et janë në disa qytete", tha Pecnikaj.

Ndërkohë drejtoresha e IShP-së, Albana Fico shprehet se aktualisht nuk ka zona të gjelbra në Shqipëri dhe se rreziku është në të gjithë vendin.  

"Situata është sfiduese dhe kërkon një ndërhyrje ndryshe nga javët e kaluara. Nga monitorimi i përfitshëm është rritur transmetueshmëria e virusit. Kemi një koefiçent transmetueshmëri tek 1.3, duke u rritur në krahasim me dyjavëshin e kaluar. Vendimarrjet që cënojnë dhe aktivitetin ekonomik, janë të mirëmenduara jo në kurriz të problemit shëndetësor. Kjo e fundit na çon në disa vatra në Tiranë në disa zonë ku ka një lëvizje të madhe të të rinjve në orët e vona të natës pa respektuar protokollet e sigurisë. Gjendemi përpara një dileme ku thuhet se pse krahasohemi. Kjo është një vendimarrje bëhet edhe më gjerësisht se sa një Komitet. Gjatë gjithë kësaj pandemie nuk ka pasur asnjë model i cili duhej të ishte ndjekur. Unë ju kërkoj ndjesë tju kërkoj që më parë ju shpjegova që e gjithë Shqipëria është e rrezikuar. Nuk ka më zona të gjelbra. Kjo masë që përfshin territorin, kjo nuk bëhet për t'i mbajtur brenda. Unë besoj që kjo nuk ka dhunuar askënd. Do të quaja dhunim kur kemi të bëjë me njerëz të cilët janë pozitivë apo të përgjigjeve të tamponit që frekuentojnë lokalin e lagjes" - tha Fico.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu