Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mjeku ngre alarmin: Shqipëria vendi i vetëm në botë që shet cigare të lira, është tregti e paligjshme

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Mjeku dhe eksperiti i çështjeve të duhanit Roland Shuperka ka bërë me dije se 1 në 3 persona mbi 15 vjeç konsumojnë duhan dhe kjo është diçka alarmante.

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në Rtv Ora  mjeku shprehet se Shqipëria është vendi i vetëm në botë që shet cigare të hapura dhe shumë lirë.

“Është e vërtetë që kriza ndikon në uljen e konumimit të duhanit, por te ne ndodh një gjë shumë e çuditshme. Është vendi i vetëm në botë që edhe pse qeveria i rrit taksat, akcizat, çmimet e duhanit në mënyrë progresive dhe kjo është një gjë shumë e mirë, ka paketa që tregtohen nga tregëtarët e paligjshëm, cigare të bëra vetë që shiten në kuti 20 cigare me një çmim 500 lekë të vjetra. Kjo është e paimagjinueshme dhe jemi vendi i vetëm në botë që shesim cigare kaq të lira. Kjo është tregti e paligjshme”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu