Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mjeku ndërroi jetë dhe pse i vaksinuar me dy doza, Tritan Shehu: Të mendohet për dozën e tretë, vaksinimi të nisë nga 12-vjeç

Shkruar nga Newsbomb
Mjeku ndërroi jetë dhe pse i vaksinuar me dy doza, Tritan Shehu:

Deputeti i Partisë Demokratike, mjeku Tritan Shehu thotë se nuk e ka të qartë në çfarë rrethanash ndërroi jetë nga Covid-19 fizioterapisti i kombëtares së futbollit, edhe pse ishte i vaksinuar me të dyja dozat.

Megjithatë Shehu tha se vaksinimi i popullatës është i domosdoshëm, dhe duhet të nisë prej moshës 12-vjeç.

Shehu u shpreh se është e nevojshme që autoritetet të nisin brenda këtij viti implementimin e dozës së tretë.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur në atë rast. Vaksinimi është i domosdoshëm, duhet të jetë një proces i përgjithshëm, e ke kaluar apo jo. Vaksinimi duhet të realizohet për të gjithë duke filluar që nga mosha 12 vjeç. Duke ndërprerë vaksinimet me vaksina të paqarta. Dhe duhet menduar për implementimin e dozës së tretë brenda vitit. Doza e tretë të futet në Shqipëri së paku në muajt që vijnë,” tha Shehu në “Neës24’.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll