Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
57 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Mjeku letër të hapur Ramës, denoncon zyrtarët me emër e mbiemër dhe shifrat marramendëse që marrin për punësimet në administratë

Lajme të ngjashëm

Kryemistri i vendit, Edi Rama ka kërkuar nga miqtë e tij virtual, të ndajnë me të eksperiencat e hidhura që kanë pasur në administratë në mënyrë që 4-vjeçarin e ardhshëm të qeverisë, të marrë rrugë zgjidhja e problemeve.

 !KY LAJM ËSHTË PROVUAR SI FALS: KLIKO KËTU PËR MË SHUMË!

Ditën e djeshme, mjeku Petrit Vargu ka denoncuar shkeljet që bëhen në administratë nga zyrtarët e Ramës duke i kërkuar largimin e tij nga puna si një “urdhër nga lartë”.

Sot një tjetër mjek, i është përgjigjur thirrjes së Ramës me një letër të hapur, ku i tregon me emër e mbiemër, madje dhe shifra në euro sesa duhet të paguaj një mjek apo infermier për t’u punësuar. Gjithsej mjeku ka denoncuar 7 raste abuzive në spitalet shtetërore.

Mjeku Diamant Kuka(denoncuesi), pas përvojës së hidhur në Shqipëri, mori valixhet dhe u nis në Britani, ku edhe ushtron profesionin e tij si mjek.

Letra e plotë e mjekut Diamant Kuka:

“Z Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Nisur nga nisma që keni ndërmarrë për të bërë “shtet”, dhe kërkoni të denoncojmë abuzuesit zyrtarë të administratës së deritanishme, po jap eksperiencën time dhe të njerëzve të mi.

Mua m’u kërkua për një vend pune në QSUT 15 mijë euro nga ish shefi i kabinetit (Artur Lama) të ministrit të shëndetësisë, së bashku me kryhajdutin I. Beqaj. Kisha fut miq edhe dy deputet të PS-së, që janë edhe sot të rizgjedhur, dhe nuk mundën t’i mbushin mendjen Ilir Beqaj se unë isha mjek i mirë (kish rastis t’u shërbeja familjarëve të këtyre deputetëve), por Beqaj donte eurot vëlla.

 Nuk pagova, ika emigrova dhe tash punoj në UK. Një kushërirës time i kërkuan euro dhe ajo i dha se ishte familjare, 15 mijë euro po nga i njëjti person (A. Lama) për të filluar punë si mjeke specialiste në një poliklinikë në Tiranë.

Sot vazhdon punën, akoma si ka bërë lekët që ka paguar. Një shoku im, bëri ndërhyrje siç e di edhe ti si bëhen, dhe e uli çmimin në 10 mijë euro, po te i njëjti person, A. Lama, dhe sot është në punë në një poliklinikë afër Brrylit.

As ky nuk besoj se i ka bërë akoma lekët që ka paguar. Një mjeke tjetër iu kërkuan 25 mijë euro për t’u punësuar në një maternitet në Tiranë, nga ish drejtuesit e maternitetit dhe ministria (Artur Lama dhe Like Beqaj), do binin dakord ata me njëri tjetrin.

Sot me sa kam informacion, nga ai maternitet kane ikur nja 4-5 mjekë nga shteti në privat sepse është rrënuar keq fare dhe nuk fillon njeri kollaj aty po t’u japësh lek e jo tu kërkosh, dhe nja 4-5 mjekë po nga ai maternitet mezi po presin të ikin, janë në proces të mbrojtjes së gjuhës, ose tentativa me rregulluar një pagë të mirë në spitalet private.

Një mjeke specialiste te Spitali Ushtarak ka paguar 8 mije euro me ulje çmimi. E njoh mirë se e rekomandova unë, se më thanë na duhet dhe është moment me hy në pune pa lekë, e kisha gabim, i dha lekët si ceco, para të ndara nga drejtoria e spitalit me ministrin e Shëndetësisë.

Një mjek tjetër që do shkonte të punonte në rrethe për mungesë mjekësh specialistë, iu kërkua , nga shoku Tur Lama, gjysma e bonusit (1 milion të vjetra bruto ose diku te 80000 neto që t’i nxore me VKM), dhe nuk iku fare sa të bënte parapagese te Tur Lama, e sot punon ne Gjermani.

Një infermiere për t’u punësuar në QSUT iu kërkua 5 mijë euro, e nuk mundi të paguajë dhe sot punon në një spital privat. Ka edhe shumë e shumë raste të tjera, që ju zoti Kryeministër i dini sepse ju është dërguar informacion nga të tërë rrugët e komunikimit deri me sms në celularët tuaj personal.

 Nëse në shëndetësi do vazhdojë rekrutimi i personelit me lekë e euro, nëse lyerja e fasadave do të kushtojë më shumë se infrastruktura, pajisje, mjete, e kushte pune…nëse pagesat e personelit të mjekësisë do jenë në këtë nivel, paçka që pësoi një rritje modeste, por që nuk ka asnjë vlerë me inflacionin dhe çmimet e tregut, mjek ësia ka vdekur fare, dhe do e kesh të shtrirë në shtatin e vdekjes dhe për 4 vite te ardhshme, me gjithë përkushtimin e mundshëm human e profesional të bluzave të bardha që nuk mund të bëjnë më shume se kaq.

 Nëse shëndetësia nuk drejtohet nga bluza të bardha nga qendra në periferi, askujt tjetër nuk i dhimbset shëndetësia dhe kushdo që të vijë në drejtim do e ketë mendjen vetëm të vjedhë ndonjë gjë. Aman vetëm Petrelën e Rakacollin mos i vij se ikëm të tërë në Gjermani.

Koncesionet ke mundësi t’i bësh edhe dy të shpejta, laboratori që po finalizohet dhe imazheria që e ke pas në mendje. Urgjencën prapë lëshoje me koncesion se edhe me këtë model të atij Bratit e Beqës vdes të gjallët e ngjall të vdekurit.

 Suksese në jetë kryetimonier…dhe kujdes kur të zbresësh nga pushteti se të ne do vish prapë si pacient! Timonier mos kujto se bëj shaka, se të flas më me detaje po deshe, me emra e mbiemra, me shifra e detaje, me lidhje të nivelit të lartë… deri te njerëz shumë shumë afër teje. Por po e lë me kaq, se po qe nevoja marr avionin e vij për 3 orë ne Podgoricë, e pastaj marr taksi, se në Rinas është bileta 3-fish.”


Më shumë