Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Mjeku lëshoi raport pa e parë pacientin, i riu qëndron prej 7 muaj në paraburgim

Lajme të ngjashëm

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor i cili e ka lëshuar raportin e ekspertimit mjeko ligjor  pa e parë pacientin. Ky i fundit po vuan dënimin për dhunë në familje.

Gjergji Gjergjova tregoi në emisionin Fiks Fare se djali i tij Enea Gjergjova prej 7 muajsh ndodhet në ambientet e paraburgimit në Peqin, pasi Prokuroria e akuzon për “Dhunë në familje”. Ai pretendon se djali i tij nuk e ka rrahur ish-bashkëshorten, por ata janë grindur për vajzën dhe të dy janë gërvishtur nga duart.

Gjergji thotë se ish-nusja e djalit është ekzaminuar nga mjeku ligjor dhe ka marrë një raport mjekësor. Ndërsa, djali i tij nuk është parë asnjëherë nga mjeku dhe pse në dosjen e prokurorisë ekziston një raport i tillë.

Në takimin që u bë mes Gjergjit dhe mjekut ligjor Anton Samarxhiu, ky i fundit i thotë babait të të pandehurit që nëse ai ka gabuar, këtë gjë ta kërkoi në gjykatë. Mjeku në asnjë moment nuk sqaron familjarët se përse nuk e ka parë pacientin apo ku është bazuar për raportin që ka lëshuar.

Babai i Eneas i tregon se për ish nusen janë dhënë detaje se ajo kishte dhimbje dhe shenja ndërsa për djalin e tij se kishte vetëm dërmishtje, as në këtë rast mjeku nuk është përgjigjur, por u ka treguar familjarëve rrugën ligjore.

Por në një përballje me gazetarët e Fiksit mjeku dha një tjetër variant. Ai ngriti pretendimet se kishte parë një raport mjekësor dhe ato nuk qëndronin. Pohoi se pacienti nuk i është vënë në dispozicion për ta ekzaminuar dhe për këtë arsye ai e ka lëshuar ashtu raportin. Për bazë ka marrë procesverbalin e mbajtur nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, si dhe fotot që i janë bërë Eneas nga policia, kështu mjeku shkruan në raport përmasat e dërmishtjeve apo plagëve.

Për këtë dokument gazetarët  pyesin edhe prokurorin e çështjes, njëkohësisht drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, Durim Abedinin, i cili thotë se në dosje janë vetëm dy raportet mjeko-ligjore, dhe nuk merret me çfarë thotë mjeku. Sipas tij dosja dhe raportet janë konform ligjit dhe se çështja është në gjykatë.

Më shumë