Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mjeku kritik Erion Dasho: Tirja tregoi se morali i rilindjes ‘kap ç’të kapësh’, ka penetruar në çdo sektor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2ecc661c5079d0f0c33112745bb6a19b

Mjeku Erion Dasho, thotë se epidemia e COVID-it e nxori zbuluar sistemin shëndetësor shqiptar!

“Pothuajse asnjë hallkë e ofrimit të shërbimit nuk arriti të funksionojë si duhet. Pasojat janë të dukshme. Ato i kanë vuajtur dhe po i vuajnë dhjetëra mijëra familje, pjestarët e të cilave u prekën nga COVID-i ose humbën jetën”, shkruan mjeku.

Për rastin e Tires, ai shkruan se ajo tregoi se modeli i rilindjes “kap ç’të kapësh”, ka penetruar në çdo sektor ku drejton rilindja, madje edhe aty ku vendoset jeta apo vdekja e njeriut.

“Tirja ishte “coup de grâce” e një sistemi shëndetësor në kolapsit. Ajo tregoi se morali i promovuar nga rilindja, i manifestuar në sloganin “kap ç’të kapësh”, ka penetruar në çdo sektor ku drejton rilindja, madje edhe aty ku vendoset jeta apo vdekja e njeriut”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

KATASTROFA E PARALAJMËRUAR E RILINDJES

Epidemia e COVID-it e nxori zbuluar sistemin shëndetësor shqiptar! Pothuajse asnjë hallkë e ofrimit të shërbimit nuk arriti të funksionojë si duhet. Pasojat janë të dukshme. Ato i kanë vuajtur dhe po i vuajnë dhjetëra mijëra familje, pjestarët e të cilave u prekën nga COVID-i ose humbën jetën.

Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, historia e Tires tregoi se sistemi shëndetësor shqiptar ka marrë goditje edhe në atë që është baza e palëkundshme e çdo sistemi: etika mjeksore, deontologjia, humanizmi, elementë aq të nevojshëm gjatë ofrimit të kujdesit shëndetësor.

Deri para pandemisë, shqiptarët kishin dëgjuar për mjekë që kërkonin rryshfet, por pranimi i rryshfetit dhe mohimi i një shërbimi jetëshpëtues nuk ishte dëgjuar deri më sot.

AJO QË PAMË GJATË PANDEMISË, TREGOI SE SHËNDETËSISË SHQIPTARE, NË MËNYRËN SI ËSHTË ORGANIZUAR DHE FUNKSIONON SOT, I KA ARDHUR ME TË VËRTETË FUNDI!

Por a ka shpresa të rimëkëmbet ajo?

Një përgjigje e ndershme do të ishte: “SHUMË E VËSHTIRË”!

Pandemia e gjeti Shqipërinë me një qeveri që premtoi sistem shëndetësor anglez dhe përfundoi me një shëndetësi të nivelit afrikan! E gjeti me një qeveri që premtoi shëndetësi falas dhe përfundoi me një popullsi që ka shpenzuar deri tani më shumë se 100 milion euro nga xhepi vetëm për COVID-in! E gjeti me një qeveri që mburrej se e menaxhonte epideminë 10 herë më mirë se Gjermania dhe përfundoi me një kryeministër që sjell nga Gjermania çanta me vaksina, ashtu si kontrabandistët e ilaçeve të viteve ’90!

Për të qënë të drejtë, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën, pandemia u ka dërguar mesazhe të forta politikanëve, politikë-bërësve të shëndetësisë dhe menaxherëve të shëndetit. Madje më tepër se kaq! Mesazhet për herë të parë në histori kanë arritur deri tek qytetari.

Diku më shumë dhe diku më pak, konteksti ka qënë i qartë:

DUHET NDRYSHUAR KATËRCIPËRISHT MËNYRA SE SI E KEMI TRAJTUAR DERI MË SOT SHËNDETIN DHE SHËRBIMET SHËNDETËSORE!

Nëse këto mesazhe i kanë marrë Merkel në Gjermani, Boris Xhonson në Britani dhe Makron në Francë, në rastin e atyre që drejtojnë shëndetësinë në Shqipëri, mesazhet vijnë me tone ulëritëse!

Epidemia e COVID-it u tregoi piktorëve, kimistëve dhe klarinetistëve shqiptarë se shëndeti nuk është një lodër që mund të përdoret për mashtrime elektorale, por ka implikime mbarëshoqërore duke nisur nga ekonomia dhe duke përfunduar tek siguria kombëtare.

Të pretendosh se mund të kalosh dëmet e pariparueshme që shkaktoi COVID në shoqërinë shqiptare me një spital portativ dhe me një çantë vaksinash elektorale, është dritëshkurtësi. Kur këtë e bën edhe pasi je paralajmëruar një vit rresht për dëmet e COVID-it dhe je këshilluar se si të veprosh, dritëshkurtësia i lë vendin papërgjegjshmërisë!

Tirja ishte “coup de grâce” e një sistemi shëndetësor në kolapsit. Ajo tregoi se morali i promovuar nga rilindja, i manifestuar në sloganin “kap ç’të kapësh”, ka penetruar në çdo sektor ku drejton rilindja, madje edhe aty ku vendoset jeta apo vdekja e njeriut.

Për ta nxjerrë shëndetësinë nga ky batak i thellë kërkohet vullnet i jashtëzakonshëm, vizion i qartë, investime serioze dhe një plan veprimi imediat.

Koha nuk pret…

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img