Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mjeku kardiolog lë Italinë për të punuar në spitalin e Korçës: Doja të punoja…(VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama, e ka nisur me publikimin e historisë së mjekut kardiolog Martin Mano, i cili la Italinë për t’u punësuar në spitalin e Korçës. Mano tregon se ka mbaruar studimet e larta në Itali, pasi bëri dhe specializimin për kardiologji punoi në Veneo për dy vite.

“ Në janar lexova një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë për vende vakante për mjekë në spitalet rajonale me bonues dhe mendova të aplikoja se doja të punoja pranë familjes dhe miqve. Tani jam në fazën e ambientimit, por shpresoj të bëj ndonjë gjë të mirë për komunitetin tim dhe shëndetësinë”- tregon ai.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me dëshminë e Dr. Martinit që falë Programit Kombëtar të mbështetjes me bonus për punësimin e mjekëve të specializuar në të gjitha spitalet e vendit, ka lënë Italinë për të kryer shërbimin e tij në Spitalin Rajonal të Korçës, ju uroj një ditë të mbarë.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu