Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Mjeku Kalo: Mbyllja në shtëpi krijon një dëmtim të trurit, hapja ndihmon në oksigjenimin e tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

efb192553d7eab1c7e694dbc42062b9f

Mjeku infeksionist Tritan Kalo thotë se me mbylljen e individëve në shtëpi virusi krijon një dëmtim të trurit ndaj duhet të ndodhë hapja sepse truri ka nevojë të oksigjenohet.

Duke folur në emisionin “Provokacija” me Muç Nanon për rritjen e testimeve mjeku Kalo tha se testimi nuk e ndalon sëmundjen. Sipas tij, duhet pasur parasysh se jo të gjitha testet kanë besueshmëri të lartë.

“Duke qenë negativ humb përkujdesin ndaj vetës dhe mund të prekesh më lehtë. Gjithashtu virusi mund të dalë në një etapë të dytë. Testimi nuk është diçka që ndalon sëmundjen. Fillimisht u bazuam te një politikë e publikuar te OBSH, që më vonë pati ndryshime.

Rritja e numrit të testimeve mund të na orientojë më mirë në përqindje e popullatës, por nëpërmjet seleksionimit të testeve serologjike do të përcaktohet cilat individë kanë Igm dhe IgG. Duhet të dimë, që jo të gjitha testet kanë besueshmëri të lartë.

Edhe vendet që e kanë kaluar valën e madhe, sugjerojnë që të mos neglizhohet distancimi fizik sepse është një virus që do të jetë mes nesh për një kohë të gjatë. Me mbylljen e individëve në shtëpi virusi krijon një dëmtim të trurit dhe hapja duhet të ndodhë sepse duhet të oksigjenohet truri”, u shpreh mjeku Tritan Kalo.

Më shumë

spot_img