Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Mjeku i tregon Bashës ngjarjen e pazakontë: Sollën spiunë për lyerjen e pavionit, që të na përgjonin se ç’thonim për qeverinë, si në komunizëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

08f5ae54dff7f26b4561b06851d1e613

Kreu i PD-së Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me mjekët dhe infermirët.

Ata kanë folur për situaten, ndersa Basha ka prezantuar planin e PD për Shëndetësinë.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen në takim ishte deklarata e një mjeku, I cili tha se qeveria kishte cuar në spital disa njerëz për të lyer pavionin, por që ata përgjonin se cfarë ata do thonin për qeverinë. Mjeku e ka cilëuar veprimin si në kohën e Komunizmit.

“Në kohën që kam qenë unë drejtor, shifra e punonjësve të administratës me tashi është dyfish, mos qoftë më shumë. Ishin tre katër veta të personelit, tani nuk I ze dhoma, lëri këto kordinatorët hy, dil kot, thjeshtë kjo e militantëve. Madje dje kisha 1-2 të auditit dhe më thanë të gjithë punonjësit që kanë 25 apo 30 vite në punë I është rritur 4 mijë lekë rroga, ndërkohë që ata që janë bijtë e partisë I janë shtuar nga 100-150 mijë.

Kanë vendosur dhe spiuna. Kishin ardhur për të lyer, dhe pavjonin edhe filluan një dhomë sot dhe iknin, një dhomë neser. Dhe thash po pse se bëjnë të tërë pavjonin në një radhë. Më thanë po ti se ke kuptuar vijnë të dëgjojnë se cfarë themi ne për qeverinë. Mjeshtra, si ato metodat e sigurimit në kohën atëhere”, tha mjeku.

Më shumë

spot_img
spot_img