Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mjeku i QSUT-së humbi jetën nga Covidi, reagon Yuri Kim: Do të kujtohet si hero

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut të infektuar me Covid-19, Arjan Pushi.

Përmes një postimi në Twitter, ajo shprehet se ndihet thellësisht e trishtuar nga kjo humbje e parakohshme.

Sipas Kim, mjeku Pushi do të kujtohet si hero, i cili dha jetën në shërbim të të tjerëve.

‘Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e parakohshme e Dr. Arjan Pushit. Ai e dha jetën, ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve dhe do të kujtohet si hero!’, shkruan Yuri Kim.

Më herët, për vdekjen e Pushit kanë shprehur ngushëllimet edhe shumë figura të politikës, nga presidenti Ilir Meta deri tek kryedemokrati Lulzim Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll