Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mjeku i njohur i shqetësuar: Situata nga Covid është kritike, të mbyllen shkollat e lokalet

Shkruar nga Newsbomb

Mjeku Arben Pilaca ka ngritur alarmin për situatën e koronavirusit në vend.

Ai bëri apel që të mbyllen që nesër shkollat, transporti publik dhe aktivitetet jo thelbësore, për të bërë të mundur parandalim e përhapjes së koronaviruit.

“Situata që po kalojmë është me të vërtetë kritike, unë do të thoja që nëse ne do i japim avantazh virusit ai vetëm do të na sfidojë dhe do ta fitojë ai betejën. Mekanizmi më i fortë që mund ta frenojmë pandeminë është lufta në terren jashtëspitalore. Gjurmimi, izolimi nuk mjafton, duhet të parandalojmë transmetimin sa të mundim.

Modeli ynë në fazën e dytë i ngjan Suedisë, e cila dështoi. Mendoj që masat shtrënguese janë të vonuara. Unë jam për ndërhyrje të forta, që kur e kishim kurbën më të ulët. Nuk them për gjoba e orare të kufizuara. Që nesër padiskutim të mbyllen shkollat e lokalet dhe aktivitetet që nuk janë jetësore, janë shumë gjëra që na jep ndjesia profesionale, kafet, restorantet dhe transporti publik të mbyllet që nesër”, u shpreh Pilaca.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll