Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mjeku i njohur flet për rritjen e rasteve me Covid-19: Do ketë sërish se virusi vazhdon të qarkullojë

Shkruar nga Newsbomb
Mjeku i njohur flet për rritjen e rasteve me Covid-19: Do ketë
Pellumb Pipero

Rritja e rasteve me Covid-19 ka shkaktuar panik dhe frikë për një valë të dytë të virusit në vendin tonë.

 

I futar në emisionin “Tempora” mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha se kjo situatë ishte e pritshme sepse virusi vazhdon të qarkullojë.

“Situata ishte e pritshme sepse e para nuk ka ndodhur vetëm te ne por pothuajse te të gjitha vendet pas rihapjes. Në këtë aspekt situata ishte e pritshme jo vetëm me rastet pozitive. Duhet të jemi koshient, raste ka dhe do të ketë sepse virusi vazhdon të qarkullojë.

Rastet e shtruara në spital natyrisht nuk janë me ritmet e fazës së parë. Nëse në fazën e parë të epidemisë, pothuajse 50 e rasteve pozitive shtroheshin në spital, tashmë mund ta bëni vetë llogarinë, sa shtrohen në spital, janë shtruar 7, 8 ose 10 raste. Situata ishte e pritshme, do kishte shtim të rasteve,” tha ndër të tjera mjeku Pipero.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll