Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Mjeku i Infektivit shpjegon intubimin: Mbijetesa në këtë fazë është e rezervuar, është grada e fundit e sëmundjes

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6e3418c947cd6edf24450d430ea22a6e

Mjeku i spitalit Infektiv Artur Hatija ka folur në emisionin “Kjo Javë” për fazën e intubimit dhe rreziqet që krijohen prej saj.

Ai u shpreh se kjo kur një person futet në intubim, atëherë ai është në gradën e fundit të sëmundjes, ndërsa shtoi se mbijetesa në këtë fazë është shumë e rezervuar.

Nisida Tufa: Si funksionon intubimi. Ajo është faza e fundit që një grup mjekësh e vendosin për të kuruar jetën?

Artur Hatija: Fakti që një pacient intubohet, tregon gradën e sëmundjes së tij. Kjo është një nga masat e fundit për të asistuar një pacient në gjendje të rëndë. Sigurisht ka rezerva për jetën tek një pacient i intubuar, është shumë e rezervuar mbijetesa.

Nisida Tufa: Nuk është se është zero kjo betejë, ka dhe të shëruar. Po pse është i ulët probabiliteti për të fituar

Artur Hatija: Që në muajin maj dhe qershor pse janë pak ata që dalin nga intubimi. Në shpjegimin tim, krahasuar gjithmonë me shtetet Evropiane, mbase ndryshon mënyra e trajtimit. Në rast se në vendet Evropiane, zbatohet praktika e intubimit, tek ne jemi pak më të rezervuar, jo se duam të shpikim diçka ndryshe, por kemi vënë re që pacientët nuk përfitojnë. Momenti i intubimit vjen në një stad që është agravuar gjendja e përgjithshme, por edhe risqet janë më të larta. Problemet respiratorë që jep COVID-i nuk na rezultojnë një ndikim domethënës.

Nisida Tufa: Kur themi intubim, është që frymëmarrja drejtohet nga aparaturat. Tek ne si është, rezervoheni deri në fund për të vendosur një pacient në intubmim?

Artur Hatija: Jo absolutisht, por përdorim mënyra të tjera raspiratore. Pacienti është koishient, komunikon me ne dhe asistohet nga aparati. Ndërsa intubimi është gjithçka artificiale

Nisida Tufa: Kur një person del nga intubimi a është i shëruar

Artur Hatija: Nëse ai del nga intubimi dhe shërohet nuk ka të bëjë me faktin që ka qenë i intubuar

Nisida Tufa: Çfarë ju ka bërë përshtypje këtë kohë, a ju ka prekur ndonjë moment?

Artur Hatija: Sigurisht kanë kaluar rreth 11 muaj nga fillimi i panemisë, ka plot raste të dhimbshme, sigurisht rastet fatale. Por nga ana tjetër ka më shumë raste që kemi marrë kënaqësi. Kemi pasur raste ku janë rrezikuar por në fund ia ka dalë.

Nisida Tufa: Mosha më e ulët që ka dalë nga intubimi?

Artur Hatija: Këtë nuk e kujtoj. Por numri i paicentëve të rinj është i vogël. Kanë qenë raste që kanë ardhur në gjendje të rëndë në spital dhe kjo ka vendosur fatin e tyre, për shkak të agrisivitetit të sëmundjes, gjendjes së rëndë që janë paraqitur në spital dhe të tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img