Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mjeku Genc Sulçebe: Ja çfarë i ndodh trupit të njeriut kur bën vaksinën anti-Covid, unë e kam kaluar koronavirusin dhe s’kam nevojë për vaksinë

Shkruar nga Newsbomb
Genc Sulcebe

Mjeku imunolog Genc Sulçebe është shprehur në emisionin “Kjo Javë” se edhe një dozë e vaksinës kundër koronavirusit të mbron nga COVID-19.

Sipas tij, imuniteti që krijon vaksina në trupin e njeriut është mjaft i mirë, po aq sa imuniteti bio.

“Imuniteti që krijon vaksina ka treguar që është po aq i mirë sa një infeksion natyral. Kjo nuk është absolute, por imuniteti i vaksinës është mjaft i mirë. Nëse ne kemi nevojë të imunizojmë sa më shumë njerëz, kemi leverdi të imunizojmë sa më shumë njerëz që s’kanë rënë akoma në kontakt me virusin, jo ata që e kanë kaluar. Të bëjmë njerëz dozën e parë dhe të presim se dozën e dytë mund ta bëjmë edhe pas 2 muajve. Vaksina e Pfizer thuhet se mund të pritet deri në 42 ditë për dozën e dytë”, deklaroi mjeku.

I pyetur se çfarë ndodh në trupin e njeriut kur merr vetëm një dozë të vaksinës, mjeku i njohur theksoi se “Qelizat aktivizohen, shumëzohen, fillon krijimi i antitrupave. Kur bëjmë injeksionin pas tre javësh, ky nivel rritet akoma më shumë. Por, edhe me dozën e parë ne jemi të mbrojtur. Madje është një vaksinë e re Johnson&Johnson, që del së shpejti, dhe që është vetëm me një dozë. Edhe me një dozë është treguar se kemi imunitet të mjaftueshëm”.

Ai ka treguar se e ka kaluar edhe vetë koronavirusin, ndaj tashmë nuk ka nevojë që të vaksinohet.

‘’Unë e kam kaluar COVID-19, s’kam nevojë ta bëj. E kot ta bëj, duhet ta bëjnë sa më tepër njerëz. S’ka kuptim ta bëjmë ne që e kemi kaluar. Pas 1 viti ose 2 mund ta bëjmë.’’- tha Sulçebe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu