Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mjeku Edvin Prifti shkon në SPAK bashkë me avokatin

Shkruar nga Newsbomb
Mjeku Edvin Prifti shkon në SPAK bashkë me avokatin

Mjeku Edvin Prifti është paraqitur ditën e sotme në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës.

Një ditë më parë Newsbomb bëri me dije se Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ka thirrur për të marrë në pyetje mjekun Prifti, i cili është nën hetim prej 4 vitesh. Prifti do të pyetet si person nën hetim dhe pritet t’i komunikohet edhe përfundimi i hetimeve. Hetimet për ketë rast ndiqen nga prokurori i posaçëm Sotir Kllapi.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale SPAK, e akuzoi mjekun Edvin Prifti për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Emri i Priftit doli në përgjimet e SPAK teksa po hetonte një rast korrupsioni në Gjykatën e Krujës, ku në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha e prej asaj kohe, kardiologu po vijon një përballje të ashpër me drejtësinë.

Më pas ai u akuzua se ka shitur për 1.1 milionë lekë një valvulë biologjike një pacienteje duke pretenduar se e kishte blerë në privat.  Edvin Prifiti i kishte bërë transplant një gruaje e cila më pas kishte ndërruar jetë. Dy djemtë e saj i kërkonin mjekut lekët sepse nëna e tyre nuk kishte mbijetuar.

Mjeku i njohur bëri kallëzim për dy djemtë e pacientes së tij, se ata po e “shtrëngonin për dhënie pasurie”. Dosja përfundoi përsëri në duart e prokurorëve të SPAK dhe këtë herë me kërkesë të tyre, GJKKO e pezulloi Edvin Priftin nga detyra për herë të dytë.

SPAK e dërgoi vendimin në Gjykatën e Lartë duke kërkuar që mjeku të rikthehet prapa hekurave. Në 7 shtator 2021, Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e SPAK për kthimin në burg të Edvin Priftit por as nuk e ktheu atë në detyrë.

Dy javë më vonë, mjeku bëri përsëri kërkesë për të veshur përparësen e bardhë, por Gjykata e Posaçme e Apelit sërish e rrëzoi. Ndërkohë më 31.08.2022 Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rikthimin në detyrë të Priftit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese