Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mjeku Artan Koni i del në mbrojtje Ilir Allkjas: Ai se ka problem se u pushua nga puna se nesër shkon në Gjermani, halli është i popullit tonë se... (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Pas shkarkimit nga puna të mjekut të Urgjencës Kombëtare pranë QSUT-së, Ilir Allkjas disa nga kolegët e tij i kanë dalë në mbrojtje.

Ndër ta është edhe mjeku Artan Koni i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale lidhur me këtë çështje.

Si shkruan se Ilir Allkja nuk e ka problem se e hoqën nga puna, pasi Evropa është duke u dhënë nënshtetësi të gjithë doktorëve emigrantë.

Sipas tij, nëse ai dëshiron nesër shkon në Gjermani, pasnesër merr pasaportën dhe vazhdon i lumtur profesionin.

Më tej ai shprehet pavarësisht se jemi vendi me numrin më të ulët të mjekëve, qeveria nuk e ka problem largimin e një mjeku nga sistemi shëndetësor.

Sipas Konit, halli është i popullit tonë dhe duhet të ndryshojmë mentalitetin komunist.  

Postimi i plotë:

Kujtoni ju se e ka problem dr Ilir Allkja se e hoqen nga puna? Europa eshte duke i dhene nenshtetesi te gjithe doktoreve emigrante, mjafton qe ata te kene deshire per te punuar...ne menyre qe popujve te tyre mos t’i mungoje sherbimi mjekesor.

Nese deshiron, doktori neser shkon ne Gjermani, pasneser merr pasaporten dhe vazhdon i lumtur profesionin.

Halli eshte i popullit tone...qe megjithese eshte populli me numrin me te ulet te mjekeve per fryme, ka nje qeveri e cila nuk e ka problem largimin e nje mjeku nga sistemi shendetesor.

E pse? Pse foli kunder? Me thoni 2 shqiptare qe bien 100% ne nje mendje per nje teme te caktuar...cfare do bejme, do i heqim te gjithe nga puna??

Kujtoja se lirine e fjales, pavaresisht a eshte e sakte apo jo (qe ne fakt eshte ceshtje perceptimi), e kishim lene pas qe ne vitin 1990. Por me sa duket, akoma nuk e kemi tejkaluar mentalitetin komunist dhe luften ndaj “elementeve revizionare” ne shoqerine tone.

Duhet te ndryshojme mentalitet, nje here e pergjithmone !!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll