Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mjeku anestezist humbi jetën nga Covid, Basha: Ngushëllime familjes, mirënjohje dhe falenderime për stafet tona mjekësore, janë heronjtë tanë

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të mjekur anestezist Mihal Kërci.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve, kolegëve për humbjen e të afërmit të tyre.

Ai shkruan se kjo është një tjetër humbje e rëndë për të gjithë dhe personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë të betejës për të shëruar të sëmurët me COVID-19, teksa vënë në rrezik jetët e tyre.

Postimi i plotë i Bashës:

Me hidhërim të madh mësova për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërci. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen, miqtë dhe kolegët e profesor Mihalit. Kjo është një tjetër humbje e rëndë për të gjithë ne dhe personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë të betejës për të shëruar të sëmurët me COVID-19, ndërsa vënë në rrezik jetët e tyre.

Të gjjthë së bashku jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime të mjekëve që humbën jetën në betejën për të shpëtuar jetë. Nderimi dhe respekti për sakrificën e tyre do të jetë bashkëshoqërues i përhershëm në kujtim të kësaj periudhe të vështirë që po kalojmë.

Mjekë, infermierë, ndihmës-mjekë, teknikë, administratorë, vullnetarë, shoferë, roje, e shumë të tjerë – të rinj në profesion apo në pension – kanë vënë në rrezik dhe kanë humbur jetën gjatë këtyre muajve pandemie.

Mirënjohje dhe falenderime për stafet tona mjekësore! Ata janë heronjtë tanë në vijën e parë të betejës me COVID!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu