Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Mjeku Allkja: 50% e doktorëve do arrestoheshin nëse do kishte persona të infiltruar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjeku, Ilir Allkja thotë se nëse do inflitrohen njerëz  për t’iu dhënë parave doktorëve, 50% e tyre do të arrestoheshin. Ai i referohet rastit të mjekut të arrestuar te Trauma tre ditë më parë, me agjentë të infiltruar.

Në “Euronews Albania”, ai tha se nëse një zyrtar akuzohet për korrupsion, nuk arrestohet si në rastin e mjekëve të cilët marrin ryshfet për të ofruar shërbim mjekësor.

“Në qoftë se do infiltrojmë njerëz për t’iu dhënë para në xhep doktorëve për t’i arrestuar, jam i sigurt do arrestoheshin të paktën 50% e mjekëve në Shqipëri.

Unë jam absolutisht kundër momentit që mjekët refuzojnë dhënien e shërbimit mjekësor pa paguar ryshfet dhe rast i tillë nuk është konstatuar asnjëherë në Shqipëri.

Mjekët kërkojnë që të trajtohen si të gjithë qytetarët e tjerë. Nuk kemi kërkuar kurrë asnjë lloj lëshimi, por nëse akuzohet për korrupsion një zyrtar, nuk arrestohet me forca të panumërta, me polici e me kamera”, theksoi ai.

Më shumë




spot_img






spot_img