Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Mjeku Alimehmeti publikon të dhënat e studimit italian: Vaksina ruse është më efektive kundër Omicron se Pfizer

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka publikuar të dhënat e një studimi italian, sipas të cilit thuhet se vaksina Sputnik V rezulton të jetë më e efektshme në kohë për sa i përket neutralizimit të variantit Omicron sesa vaksina Pfizer.

Shkruan Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog

“Kërkimi shkencor do të thotë të shohësh atë çka ka parë gjithkush dhe të mendosh atë që s’ka menduar askush.” Cit.: Prof. Albert Szent-Györgyi (Nobel 1937)

Kundrejt vaksinës Pfizer, vaksina Sputnik V rezulton të jetë më e efektshme në kohë për sa i përket neutralizimit të variantit Omicron! Studimi i prepublikuar më 19 Janar 2022 është kryer nga dy institute kërkimore prestigjioze:

Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive “Lazzaro Spallanzani” (Itali) dhe Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë “N F Gamaleya” (Rusi). Pas krahasimit të antitrupave neutralizues të prodhuara ndaj Omicronit nga secila vaksinë dhe vëzhgimit se si ndryshon niveli i tyre në kohë, studiuesit vunë re se:

Gjashtë muaj pas vaksinimit:

  • 74.2% e personave të vaksinuar me Sputnik V kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron.
  • 56.9% e personave të vaksinuar me Pfizer kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron.

Rënia e antitrupave ndaj variantit Omicron në krahasim me variantin origjinal (Ëuhan-Hu1) ishte:

  • 8.1 herë rënie te personat e vaksinuar me Sputnik V, kundrejt
  • 21.4 herë rënie te personat e vaksinuar me Pfizer.

Si rrjedhojë, mund të konkludohet se, në krahasim me Pfizer:

  • Sputnik V prodhon rreth 2.1 herë më shumë antitrupa neutralizues në total
  • Sputnik V, pas 3 muajve, mban 2.6 herë më shumë antitrupa neutralizues pas 3 muajve.

Përfundimet e autorëve:

  • Ulja e antitrupave neutralizues kundër Omicron është vënë re në shumë vaksina anti-COVID-19, disa prej të cilave nuk demontrojnë fare neutralizim.
  • Sot duket se nevoja për dozat e treta (booster) duket qartë.
  • Qasja më efektive është përdorimi i vaksinimit me booster heterolog, që është përdorur në mënyrë pionere nga Sputnik V.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img