Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mjeku Alimehmeti optimist për vaksinimin masiv: Ritmi është i mirë, duhet furnizim i vazhdueshëm për të ruajtur këto shifra

Shkruar nga Newsbomb
Mjeku Alimehmeti optimist për vaksinimin masiv: Ritmi është i

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti foli për procesin e vaksinimit në vendin tonë, ku tha se ritmi i vaksinimeve është i mirë.

Sipas tij, kjo e bën të nevojshme sjelljen e furnizimit të vazhdueshëm  të vaksinave në mëyrë që të mbahet ky ritëm.

Me tej ai dha edhe një lajm të mirë, duke u shprehur se 50-60% e popullsisë në Tiranë mund ta kenë kaluar Covid-19, që do të thotë se kryeqyteti është shumë afër imunitetit të tufës.

Pyetje: Ritmi i vaksinimit?

Mjeku Alimehmeti: Ritmi për sa i përket numrave është i mirë, flasim për 20 mijë vaksinime ne ditë. Tani mbetet çështja çfarë municionesh janë dhe sa janë. Me 20 mijë vaksinime në ditë, radha e 250 mijë personave që mund të vaksinohen, kalon shumë shpejt. Kjo bën të nevojshme sjelljen e furnizimit të vazhdueshëm vaksinor për të mbajtur këtë ritëm. Shpresojmë që ndërkohë të vijnë edhe vaksina të tjera.’- tha Alimehmeti.

Pyetje: Ata e kanë kaluar Covid, sa mundësi kanë që mund të preken sërish?

Alimehmeti: Në Shqipëri ky studim u bë nga Akademia e Shkencave në fund të dhjetorit që e nxorri 50% të popullatës. Nuk kemi studime të tjera zyrtare për rrethet.. Sa ka vajtur vështirë të themi, por është një shifër e rëndësishme që nuk është homogjenisht e shpërndarë, ka gjasë që Tirana të ketë kaluar mbi 50-60%, por nuk e krahasojmë në nivel kombëtar. Me futjen e vaksinimit masiv ky studim nuk mund të bëhet më pasi nuk bëhet dallimi se futen antitrupat.

Pyetje: Po ata që nuk e kanë kaluar Covid ka gjasa ta kalojnë sëmundjen pa u vaksinuar?

Alimehmeti: E shoh të vështirë që të ketë njerëz imun. Shpresoj që këta njerëz që nuk duan të vaksinohen  ose që nuk kanë mundësi të vaksinohen, të jenë nën ombrellën e përqindjes së imunitetit të tufës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll