Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë: Nuk parashikohet një valë e tretë me intensitetet të lartë. Të hiqet maska në rrugë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti sot tha se ka ardhur koha që të rishikohen disa masa kufizuese, si heqja e maskës në ambientet e jashtme, por qytetarët duhet të respektojnë distancimin social.

“Situata duket e qetë, ka rënë nga ai niveli i transmetimit komunitar. Duhet të marrim parasysh që situata në përmirësim, do të thotë që disa masa duhet të fillojnë të lehtësohen. Bën sens përmirësimi që duhet të fillojë nga masa më e lehtë, që është masa për maskën në ambientet e jashtme, por kujdes me kusht që të mos ketë grumbullim, do të ishte një masë më e butë, nëse themi që njerëzit janë të lirë të lëvizin, por këto aktivitete qëndrojnë mbyllur dhe një masë pak më e hapur, nëse edhe aktivitetet qëndrojnë hapur”, u shpreh mjeku Ilir Alimehmeti.

Ai shtoi më tej se vendi është drejt fundit të valës së dytë, duke shtuar se nuk parashikohet që të kemi një valë tjetër me këtë amplitudë si valët që kaluam.

“Jemi qartësisht drejt fundit të valës së dytë, pra ky është pothuajse një sheshim në një shoqëri pothuajse të hapur. Se më këto shifra ne ishim në fillimin e qershorit të kaluar, por që vinim nga lockdown total. Nëse parashikohen valë të tjera, nuk parashikohen të ndodhin me këtë amplitudë, me këtë lartësi si valët që vuajtëm”, tha mjeku Alimehmeti.

Më shumë

spot_img
spot_img