Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Mjeku Alimehmeti flet për shifrat e infektimeve: Numri real është më i lartë, s’ka studime për…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur sot për shifrat e të infektuarve, të cilat shkojnë në 129 mijë në të gjithë vendin.

Sipas tij shifra e të infektuarve në vend është shumë më e lartë sesa kjo që paraqitet zyrtarisht, por mungojnë të dhënat që tregojnë sesa është përhapja reale në rang kombëtar.

“Mjafton të mendoni se kjo shifër korrespondon me për rreth 4.5% të popullatës. Le të themi që shifra patjetër është më e madhe. Por sa është më shumë këtë nuk e dimë sepse nuk është bërë asnjë studim. Por që numri është më i madh, është më i madh disafish”, thekson epidemiologu.

Mjeku Alimehmeti u shpreh se shifrat e të infektuarve kanë pësuar ulje, por tashmë vala e infektimeve po ndihet në zonat rurale, kjo sipas tij ndodh për shkak të grumbullimeve gjatë fushatës elektorale të partive politike.

“Vala parësore prek gjithmonë zonën me dendësi më të lartë të popullatës, pra Tirana. Më pas vala dytësore fillon kap qytetet e tjera të rëndësishme në të gjithë kombin. Vala tretësore fillon kap zonat rurale. Është edhe kjo pjesa që fushata spostohet edhe në zona rurale dhe krijohet një farë miksimi njerëzish”, shprehet ai.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img