Hapësire reklamuese

Politikë

Mjeku Alimehmeti flet në tryezën e organizuar nga Berisha: Të mbështetet sa më shumë kërkimi shkencor

Shkruar nga Newsbomb
Mjeku Alimehmeti flet në tryezën e organizuar nga Berisha: Të

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka marrë pjesë sot në një tryezë të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për të diskutuar rreth arsimit të lartë.

Gjatë fjalës së tij, Alimehmeti ka theksuar rëndësinë që ka mbështetja ndaj këkrimit shkencor, që sipas tij sjell zhvillim.

“Kur ne mendojmë kërkimin, ka një binom, kërkim dhe zhvillim, që do të thotë se zhvillim nuk mund të ketë pa kërkim. Kjo do të sillte vetëm konsum. Në Shqipëri shpesh janë pasive, ne marrim nga kërkimet e huaja, por duhet t’i validojmë në vendin tonë. Në anë pasive, me ato mundësi që janë diçka tentohet të bëhet.

Ne e dimë që po s’i fute duart në punë vetë, kjo gjë nuk arrihet. Stafi pedagogjik do mbështetur me motorrin, me fondin. Çështja e kërkimit, e zhvillimit të arsimit të lartë, e të rinjve, duhet diskutuar. Pavarësisht se dikush më parë thoshte është ekonomia e para, sot e dimë që është shëndeti i pari. Faleminderit profesor për këtë mundësi. Duhet ta mbështesim sa më shumë që të jetë e mundur kërkimin shkencor. Dhe jo me narrativa anekdodale”, u shpreh Alimehmeti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll