Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mjeku Alban Haxhi: E domosdoshme të vaksinohet e gjithë popullata, mbron dhe nga mutacionet e…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a42819fa9f5d0e78aa60b9962279bfea

Mjeku Alban Haxhi ka deklaruar se vaksina është shumë e domosdoshme në këtë situatë të rënduar pandemike.

Teksa ishte i ftuar në Ora news, mjeku tha se vaksina siguron një mbrojtje dhe një përgjigje më të mirë imunitare kundrejt Covid-19. Gjatë bisedës në studio Haxhi tha se e gjithë popullata duhet të vaksinohet, duke shtuar se vaksina duhet bërë sepse mund të ketë kombinime gjenetike dhe mutacione të virusit.

“Vaksina është shumë e domosdoshme në situatën që ndodhemi sot. Vaksinimi duhet të bëhet. E para sepse trupi i njeriut ka një sistem imunitar që duke u ekspozuar një virusi, krijon një mbrojtje që imunizon organizmin për ta sulmuar këtë virus. Analiza serologjike tregon nëse ke anti trupa kundrejt këtij virusi. Kur rriten antitrupat futen në lojë një grup qelizat që mbajnë memorien e futjes së këtij virusi duke futur qelizat imunitare, duke rritur luftën ndaj virusit. Vaksinat duhet bërë për gjithë popullatën.

Sa më shumë të ekspozohet trupi kundrejt një virusi aq më shumë i fortë bëhet reagimi i trupit dhe përgjigja imunitare. Kur je i pa ekspozuar shfaq shenja klinike shumë më të forta, ndërsa herët e tjera më të lehta. Shenjat klinike kështu vijnë duke u dobësuar. Por vaksina duhet bërë sepse mund të ketë kombinime gjenetike dhe mutacione të virusit. Prandaj vaksina ofron një përgjigje imunitare më të fortë se sa ekspozimi natyral që ndodh zakonisht. Vaksina është e rikombinuar që vargjet gjenetike të jenë të përshtatshme për të luftuar edhe mutacione”, u shpreh mjeku Alban Haxhi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img