Një mjek 32-vjeçar në Toronto po përballet me akuza të shumëfishta. Pas një hetimi të trafikimit njerëzor u zbulua që një burrë kishte marrëdhënie seksuale me një vajzë 15-vjeçare, pasi e kishte takuar atë nëpërmjet një shërbimi online.
Policia e Torontos tha se i dyshuari u takua me vajzën në dhjetor të vitit 2016. Autoritetet thanë se burri dhe vajza kishin bërë seks të pambrojtur në hotele të ndryshme në zonën e Torontos për disa muaj.
Auitoritetet deklaruan se i dyshuari një rast i kishte kërkuar vajzës të paraqitej në vendin e punës në Spitalin e Përgjithshëm të Torontos aty ku ata kishin marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.
Ernest Chiu është arrestuar dhe akuzuar për ndërhyrje seksuale, marrje të shërbimeve seksuale nga një person nën moshën 18 vjeç dhe sulm seksual.
Policia tha se i dyshuari është i punësuar si doktor i nefrologjisë. Ai ka punuar në disa institucione mjekësore në Toronto, duke përfshirë Spitalin e Shën Michael, Spitalin e Përgjithshëm të Torontos, Spitalin Perëndimor të Torontos, Spitalin Princess Margaret.