Hapësire reklamuese

Rajoni

Mjeku 41 vjeçar hidhet nga kati i tretë i spitalit, i infektuar me COVID përballej me simptoma të rënda

Shkruar nga Newsbomb
Spitali ku ndodhi ngjarja e rende

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një mjek 41 vjeç është hedhur nga kati i tretë i spitalit.

Mjeku ishte i infektuar me COVID-19 dhe ndodhej i shtruar në spitalin Thriasio, ku po përballej me simptoma të rënda të infeksionit.

41 vjeçari u hodh nga akti i tretë dhe gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që skena është parë nga të gjithë personat që ndodheshin poshtë spitalit.

Policia ka nisur hetimin dhe ka marrë në pyetje pjesëtarët e stafit të spitalit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.