Tirana
clear sky
15.4 ° C
15.4 °
15.4 °
60 %
1.4kmh
5 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
28 °
Mar
29 °
Mër
29 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Mjekja Dokle: Shefat dhe pedagogët e mjeksisë “kanë blerë” ministrat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Duket se mjekja gjinekologe Anika Dokle, vajza e deputetit socialist Namik Dokle, po e vazhdon fort “luftën” me reformat e fundit të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë, e sidomos atë më të fundit për testimin e mjekëve. Por këtë radhë akuzon Ilir Beqen se pse ka përjashtuar nga testimi shefat dhe pedagogët, të cilët, janë ata që me interesat e tyre private, blejnë thotë Dokle edhe më të shtrenjtin ministër. Edhe pse në një dalje publike, Ilir Beqja, ministri I shëndetësisë kërkoi ta nënvleftësonte duke thënë se ishte thjesht një mjeke, zonja Dokle vazhdon. Në statusin e mbrëmjes në facebook ajo shkruan: “Mjeku publik lakuriq në mes të ujqërve”.

“Publiku I cili mezi c’pret ti “kryqëzojë mjekët për “faje” që burojnë nga keqmenaxhimi dhe jo nga profesioni. Politika populiste e të gjitha bojnave, që me ndërmarrje të paqarta dhe jo të mbështetura në ligj I corienton dhe huton me qëllim tulatjen në “goditjen” më të parë të radhës. Mediat dhe rrjetet sociale që vrapojnë me “cimka” nëpër xhepa, në gjetje të “krimit”  të radhës. Shpetojmë dhjetëra jetë njerëzish në ditë (nëse ky mund të quhet krim). Sektori privat amerikano-turk-italiano-indiano (hajde merre vesh_ që pasi I “shtrydh” mirë e mirë qytetarët, komplikacionet I përplas te publiku. Mjekët e paaftë Brenda sistemit të cilët kanë filluar tua gjejnë anën disa Agjencive që fabrikojnë testime për të blerë teza (zanat që dinë ta bëjnë shumë mirë). Shefat dhe pedagogët, të përjashtuar nga testimi I orëve të fundit (pse vallë?). Të parët që duhen testuar janë ata, ata që me shumë sofistikim e kanë telendisur sistemin në këtë derexhe në vite. Thuajse të gjithë në konflikt interesi. Ata “blejnë” dhe më te shtrenjtin ministër. Ilir quhet ky I fundit. Vritini mjekët. Dhe kështu shpëtojmë të gjithë” shkruan Dokle në statusin e saj. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img