Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mjekja apel prindërve: Kujdes me aspirinën, nuk këshillohet për fëmijët me grip

Shkruar nga Newsbomb

Asnjë rrezik nuk ka nga gripi sezonal. Por kujdes duhet treguar me mjekimin. Mjekja infeksioniste Najada Çomo e cila ishte e ftuar në emisionin KafeIn tha se aspirina nuk këshillohet të përdoret për fëmijët e prekur nga gripi.

Ndërsa ka apeluar për përdorimin e vaksinës edhe gjatë muajit shkurt. “Në vendin tonë, gripi s’ka arritur ende pikun e sezonit të tij, ndaj është ende koha për të bërë vaksinën.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, mjekja Çomo tha se virusi i gripit rëndon më shumë shëndetin e të sëmurëve kronikë. Sipas saj, rreziku shtohet nëse kjo kategori neglizhon kryerjen e vaksinës dhe mjekimin speficik. Mjekja infeksioniste deklaroi se qytetarët ende s’e kanë kulturën e mjekimit. 

“Ne ende shkojmë në spital për temperaturë të lartë, ndërkohë që orta e parë pritëse e pacientit është mjeku i familjes”, tha mjekja e njohur e spitalit infektiv në QSUT. Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

LAJMI NË: http://www.intv.al/kafein-mjekja-apel-prinderve-kujdes-me-aspirinen-nuk-keshillohet-per-femijet-me-gp-86396?fbclid=IwAR1L-i1teCOsMNjdyDmfSRGqsp93tAznw6DmQ4VoON4by_7WYHuZgHGWWeA

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu