Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Mjekët shqiptarë kundër dhunës ndaj koleges Çeliku: Të frikësuar nga mungesa e reagimit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kolegji i Mjekëve Shqiptarë ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj mjekes Silva Çeliku në ambientet e QSUT, nga një paciente e këtij spitali.

Duke e konsideruar si dhunë për të gjithë bluzat e bardha, KMSH-së e konsideron të papranueshme mungesën e reagimit nga Ministria e Shëndetësisë, drejtoria e spitalit, apo univesitetit kur Çeliku jep mësim.

Lexo edhe: Kaos te Onkologjiku në QSUT, një paciente sulmon mjeken Silva Çeliku

Reagimi i plotë i Kolegjit të Mjekëve Shqiptarë:

Bluzat e bardha denojne dhunen ndaj mjekes dhe profesoreshe Silva Çeliku!

Sot u dhunua nje mjeke, u dhunua nje nene, u dhunua nje profesoreshe e mjekesise. Sot u dhunua Prof. Silva Çeliku, mjeke onko-gjinekologe prej dekadash dhe pothuajse e vetmja qe mbulon semundjet onkologjike gjinekologjike ne rand vendi. Sot u dhunuam te tere ne bluzat e bardha!

Puna e saj prej dekadash ne kujdes te shendetit te pacienteve me semundje kancerogjene gjinekologjike, ne kujdes te diagnostikimit te hershem, ne kujdes te mjekimit te semundjeve onko-gjinekologjike ne menyre sa me optimal edhe ne mungesat galopante qe ka sot onkologjia jone ne infrastrukture dhe me gjere, meriton vetem respekt.

Sot, ajo dhunohet fizikisht, dhunohet barbarisht dhe kjo dhune tashme e vazhdueshme ndaj bluzave te bardha vazhdon te precipitoje ne shpeshtesi dhe sasi, vazhdon ne agresivitet maksimal.

Problematikat ne shendetesi nuk jane te tanishme, nuk jane te reja, por ato vazhdojne prej kohesh, dhe pritshmeria per permisim ishte aq e madhe sa e menduam se mund te ishte edhe falas. Makropolitikat shendetesore nuk ekzistojne, dhe nuk duket qe do te ekzistojne per nje kohe te afert. Kjo e ben akoma me te frikshme punen tone, punen e perditshme qe duhet te jemi te perditesuar me te rejat e shkences, qe duhet te jemi te motivuar cdo moment me optimizem dhe kurajo, qe duhet te jemi gjithnje te buzeqeshur dhe te ngeshem per te sqaruar ne menyre sa me te thjeshte dhe te kuptueshme nga pacientet dhe familjaret, sepse kete e bejme dhe do vazhdojme ta bejme. Por tashme duhet te jemi edhe ne forme fizike, jo vetem ne aspektin e te qenurit te shendeteshem sipas perkufizimit klasik, por te jemi me muskuj per te perballuar edhe mbrotjen fizike qe shpesh e me shpesh po ndodh te cdo njeri prej nesh.

Ne spital askush nuk shkon per qejf, te tere shkojme sepse kemi nevoje per kujdesin mjekesor. Te tere ndihen te pafuqishem ndaj mrekullise qe bejne profesionistet e mjekesise per te lehtesuar dhimbjen, per te mjekuar semundjen, per te permisuar gjendjen e pacienteve. Por ja qe ka edhe nga ata qe kan aq shume fuqi saqe godasin mjekun, godasin kirurgun/kirurgen, godasin profesoren, godasin femren, godasin bluzen e bardhe. Deshperimi i popullit nuk nuk eshte shfryre me dhune ndaj bluzave te bardha as ne gjendje lufte, bluza e bardha nuk prekej nga asnjera pale ne lufte, sepse flamuri i bardhe eshte flamuri i paqes dhe i miresise. Por per fat te keq ky deshperim i popullit tone ndodh cdo dite ndaj bluzave te bardha ne nje vend si ky i yni. Paradoski ne fakt ne vendin tim, ne vendin tend dhe ne vendin tone nuk paska te sosur. Shume nga ne ka marre udhet e botes, sepse me mire t’ia nisim mjekesine nga e para ne Itali, Gjermani apo Amerike e gjetke se te jemi nen trysnine e arrogances, dhunes dhe njollosjes se bluzes tone te bardhe, te pakten nje dite te punojme me dinjitetin e merituar sado larg qofte ky vend ne rruzullin tokesor.

Nuk eshte shqetesuese vetem dhuna, nuk eshte shqetesuese dhe e frikshme denigrimi ne cdo lloj niveli i asaj shtrese qe ne tere boten eshte krenari, sukses dhe e vlere, por eshte akoma me e frikshme qe institucionet shendetesore bejne sehir, dhe perse jo ne shume raste jane ata drejtues te institucioneve shendetesore qe e kane bere kete fenomen dhune ndaj bluzes se bardhe te zhvillohet kaq shpejt si nje tumor malinj qe po e vdes shendetesine tone.

Sot u dhunua nje mjeke, u dhunua nje profesoreshe e mjekesise dhe nuk kemi asnje reagim nga drejtoria e spitalit ku ndodhi kjo dhune, nuk kemi nje reagim nga fakulteti dhe universiteti ku punon kjo profesoreshe, nuk kemi nje reagim nga ministria e shendetesise. Kjo eshte akoma me e frikshme!

Kolegji i Mjekeve Shqiptare

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img