Hapësire reklamuese

Bota

Mjekët: Presidenti Trump mund të dalë nga spitali sot

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Trump ne spitalin Walter Reed

Mjekët thanë të dielën se gjendja e Presidentit Donald Trump po përmirësohet ndërsa ai trajtohet për COVID-19 në një spital ushtarak dhe se presidenti mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë qysh sot, ku mjekimi do të vazhdojë.

Mjekët që po kurojnë Presidentin Trump thanë se i kishin dhënë atij oksigjen plotësues dy herë, të enjten dhe të premten, në betejën me sëmundjen. Ekipi mjekësor tha se po i monitoron gjendjen e mushkërive por nuk pranuan të japin hollësi se çfarë kanë parë.

Ata thanë se i kishin dhënë gjithashtu Presidentit Trump dexamethasone. Ky ilaç rezulton nga studimet se përmirëson gjendjen e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19, të cilët kanë nevojë për oksigjen shtesë.

Por, sipas udhëzimeve të Shoqatës së Sëmundjeve Infektive të Amerikës, ai nuk duhet të jepet për raste të lehta, pasi mund të kufizojë aftësinë e trupit për ta luftuar vetë virusin.

"Fakti është se Presidenti po përparon vërtet mirë", u tha gazetarëve Dr. Sean P. Conley në Qendrën Mjekësore Kombëtare të Ushtrisë, Walter Reed, ku është duke u trajtuar Presidenti Trump.

Mjekët thanë se Presidenti Trump nuk ka patur ethe që nga e premtja dhe se funksionet e mëlçisë dhe veshkave janë normale, pas dozës së dytë të Remdesivirit, një ilaç antiviral i nxjerrë në treg nga Gilead Science Inc, që është provuar se e shkurton qëndrimin në spital për pacientët me COVID-19.

Dr Brian Garibaldi tha se Presidentit Trump iu dha dexamethasone në përgjigje të "niveleve të ulëta kalimtare të oksigjenit". "Ai e mori dozën e parë dje dhe plani ynë është që t’ia vazhdojmë," tha Dr. Garibaldi.

Presidentit Trump po i bëhet gjithashtu një trajtim eksperimental me REGN-COV2 të firmës Regeneron, si dhe po i jepet zink, Vitaminë D, famotidinë, melatoninë dhe aspirinë, thanë mjekët.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.