Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
67 %
1kmh
0 %
Pre
16 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Mjekët paralajmërojnë: Pacientët me Covid-19 po vdesin sepse refuzojnë të futen në ventilator nga frika se makineritë do t’i vrasin

spot_img

Lajme të ngjashëm

f63239a079e7b8bfcd9df387168f7e0e

Refuzimi për të shkuar në ventilator, po vë në rrezik të panevojshëm pacientët e sëmurë rëndë me koronavirus.

Ekspertët kanë paralajmëruar se ka një rritje të numrit të pacientëve dhe familjeve të tyre që po përballen me mjekët nga frika se makineritë do t’i vrasin ata.

Kjo për shkak se teoritë e paraqitura në fillim të pandemisë se përdorimi i gjerë i ventilatorëve ishte i lidhur me shkallën e lartë të vdekjeve.

Shkalla e mbijetesës për pacientët me Covid-19 më pas u përmirësua pas kulmit të parë, duke ndërlidhur me një rënie të përdorimit të ventilatorëve.

Por Dr. Alison Pittard, dekani i Fakultetit të Mjekësisë së Kujdesit Intensiv në Londër, ka thënë se provat tregojnë se të dy tendencat nuk janë të lidhura.

Ajo u shpreh se kolegët e ICU po shikojnë pacientët të vdesin për shkak të një frike të gabuar se do të vdesin nëse vendosen në një ventilator.

Duke folur për Telegrafin , ajo tha: ” Është vërtet e vështirë për mjekët që punojnë në ICU kur shikoni një pacient të përkeqësuar dhe e dini që nëse nuk i vendosni në një ventilator ata do të vdesin, por ata po refuzojnë. Ata sëmuren gjithnjë e më shumë dhe refuzojnë ventilimin e ne duhet të respektojmë dëshirat e pacientëve tanë.”

Ajo i tha gazetës se kolegët kishin parë pacientët që vdisnin sepse ata kishin refuzuar të shkonin në ventilator gjatë valës së dytë të pandemisë.

Ventilimi i plotë mekanik kërkon që një pacient të intubohet dhe ajri të shtyhet më pas në mushkëri, në vend që të thithet nga veprimi i diafragmës.

Procesi i qetësimit të pacientit, dhe në disa raste edhe i shkaktimit të paralizës afatshkurtër, për të mbivendosur refleksin e tyre të frymëmarrjes dobëson muskujt e frymëmarrjes.

Kjo mund ta bëjë të vështirë për mjekët që të heqin pacientin nga makineria edhe nëse arrijnë ta marrin virusin nën kontroll, duke kufizuar disponueshmërinë e aparateve të frymëmarrjes dhe duke bërë presion mbi burimet e tjera.

Dr. Pittard thotë se niveli i lartë i vdekjeve në fillim të pandemisë ishte për shkak se pacientët po vdisnin nga virusi dhe jo sepse ata ishin vendosur në një ventilator.

Ajo i tha Telegrafit se përdorimi i ventilatorëve kishte rënë sepse mjekët kishin përmirësuar kuptimin e tyre të sëmundjes dhe për shkak të futjes së trajtimeve të reja të tilla si Dexamethasone – steroide e cila u gjet se përmirësonte në mënyrë dramatike rezultatet e pacientit Covid.

Më shumë

spot_img