Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Mjekët i neglizhuan”, djali i Afrim Halilit hedh dyshime: Ngordhi edhe qeni, nëna ime i njihte mirë kërpudhat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Djali i Afrim Halitit, i cili ndërroi jetë bashkë me gruan dhe nënën e tij në Gjirin e Lalzit nga helmimi ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ai ka thënë se ka dyshime për mënyrën se si ata janë trajtuar nga mjekët. Sipas tij, 3 pacientë më simptoma të ngjashme nuk duhet të ishin çuar në shtëpi vetëm duke iu dhënë disa ilaçe.

“Diçka që është e papranueshme për ne është jo shërbimi i duhur nga qendra shëndetësore e Manzës.

Trajtimi me ilaçe të disa të helmuarve nuk është e përshtatshme.

Pa asnjë analizë me e liruar pacientin në atë lloj gjendje më duket e papërshtatshme për çdo mjek që e quan veten mjek.

Kur kemi folur me babain na ka thënë se ishin në spital, u kanë dhënë vetëm një serum dhje i kanë lënë në shtëpi me barna. Gjendja ka qenë pak e rëndë. Çdo njeri që ka mujt me pa gjendjen edhe pa qenë mjek hiç mund ta vinte re që diçka nuk është në rregull.

Mendimi im është se nuk lirohet pacienti në atë gjendje, sikur të ishte vetëm një ok, por tre pacientë me simptoma të njëjta kjo është e papranueshme.

Policia e ka referuar çështjen dhe mjekësia ligjore ka me e thënë fjalën e vet.

Problemi që e kemi pasur më së shumti është se kemi dyshime. Media ka fol pa e dit rastin dhe ne jena prek. Kjo na ka prekur shumë. Kisha pas dëshirë që kjo që them sot të jetë verdikti sot.

Ne nuk dimë që qeni konsumon kërpudha. Ata mbledhin kërpudha gjatë gjithë kohës. Babi ka dalë se ka pasur dëshirë me ecur nëpër male. Mami i ka njohur shumë mirë kërpudhat se është rritur në fshat”, tha djali i Afrim Haliti.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img