Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mjekët e Shkodrës i shpëtojnë jetën 72 vjeçarit, bëjnë ndërhyrjen delikate në zemër

Shkruar nga Newsbomb
Mjekët e Shkodrës i shpëtojnë jetën 72 vjeçarit,

Mjeku kardiolog Enkelejd Lohja dhe infermierët Ermal Dibra e Afrim Bashi, i kanë shpëtuar jetën një të moshuari në Shkodër. Ata kanë bërë një ndërhyrje delikate në zemrën e tij, me metodën mini-invazive, e cila ka dalë me sukses.

Pacienti 72 vjeçar kishte kryer bypass disa vite më parë dhe falë ndërhyrjes nga stafi i hemodinamikës në Spitalin Rajonal të Shkodrës, është sot në jetë. Ministrja Ogerta Manastirliu thotë se stafi mjekësor atje po bën punë fantastike, pa patur nevojë që pacientët të vijnë në Tiranë.

"Një ndërhyrje delikate në zemër me metodën mini-invazive është kryer me sukses nga stafi i Hemodinamikës në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke i shpëtuar jetën një 72-vjeçari që kishte kryer Bypass disa vite më parë.

Dr. Enkelejd Lohja kardiolog-hemodinamist dhe infermierët Ermal Dibra e Afrim Bashi po bëjnë një punë fantastike për banorët e të gjithë veriut të vendit, të cilët e marrin shërbimin në Qendrën e Hemodinamikës në Shkodër, pa patur nevojë të vijnë në Tiranë", shkruan ministrja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.