Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Mjekët detyroheshin të më lidhnin”, Bujar Qamili rrëfen betejën e frikshme me Covid-19

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bujar Qamili ka rrëfyer edhe një herë përvojën e tij me Covid-19 dhe peripecitë për të fituar betejën me koronavirusin.

Në një intervistë për emisionin “Rudina”, këngëtari ka treguar se gjatë kohës që ishte në intubim u bë aq agresiv, sa mjekët janë detyruar t’i lidhin duart pasi dilte jashtë kontrollit Bujar Qamili është shprehur se tashmë fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore, por atë që kaloi vetë nuk do t’ia uronte as armikut më të keq.

“Po ta tregoj, po s’kam qejf ta kujtoj më, por ka qenë një moment jashtëzakonisht i vështirë, një moment që është një shprehje shqiptare “armikut mos ia pafsha”. Kaq i rrezikshëm është e kaq keq kam kaluar, të paktën një muaj e gjysmë isha në gjendje shumë të rëndë dhe kam qëndruar për disa ditë me radhë në reanimacion, në gjendje kome derisa jam përmendur, por shansi i madh i imi ka qenë që mjekët italianë më kanë qëndruar pranë dhe më sollën edhe njëherë në jetë.

Duket sikur i kemi dëgjuar shpesh ato shprehjet që thonë “ke me vdekë, po do të ringjallesh, do të vish edhe njëherë” e mua më duket, sinqerisht ma beso, më duket sikur kam ardhur”, tha ai.

“Ma andej thonë se kam qenë shumë gresiv, kur isha në intubim. Edhe në momente të vështira më kanë lidhur duart, mbaj mend se nuk lëvizja dot fare. Shumë keq cfarë të them më shumë,” tha ai ndër të tjera.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img