Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Mjekësia Ligjore nxjerr sot shkakun e vdekjes se turistëve rusë, Prokuroria e Tiranës e regjistron ngjarjen si “vrasje”

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria regjistron vdekjen e 4 turistëve rusë në Qerret si “vrasje”. Katër ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në ambientet e Hotel “Gloria Palace”, kanë dalë shumë detaje, por asgjë nuk dihet për shkakun e vdekjes.

Mjekësia Ligjore pritet të publikojë sot ekspertizën dhe të provojë shkakun e vdekjes së 4 turistëve në Kavajë, në ambientet e Hotel “Gloria Palace”. Punonjësi i pishinës ka thënë se një ditë më parë, kishte zbarzur komplet ujin dhe kishte larë me klor, që të nesërmen të ishte gati për turistët.

Fillimisht u raportua se ata ishin gjetur të pajetë në dhomën e saunas, pasi kishin qëndruar aty më shumë orë sesa lejohej. Më vonë në media u raportua se turistët rusë që janë të gjithë familjarë me njëri-tjetrin, kishin qenë në Ohër dhe vetëm pak orë para se të ndërronin jetë ishin kthyer në Qerret.

Hetuesit kanë dyshime se turistët rusë kanë konsumuar dhe lëndë narkotike si kokainë dhe kanë kaluar në overdozë për shkak të saj. Tre nga trupat janë gjetur të shtrirë në shezlongë të palëvizur, ndërsa trupi i vajzës është gjetur pak metra më larg.

Familjarët e tjetër të viktimave, Nataliia Burenkova, Sergei Burenkov, Nikita Belousov dhe Ekaterina Burenkova, kanë thënë se ata nuk konsumonin as alkool dhe as lëndë narkotike. Për ngjarjen është njoftuar dhe Ambasada e Rusisë në Tiranë dhe përfaqësuesit e saj kanë ndjekur nga afër punën e hetuesve.

“Departamenti Konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë ligjzbatuese të vendit dhe po heton rrethanat e asaj që ka ndodhur. Ne presim një hetim të plotë nga pala shqiptare rreth shkaqeve të vdekjes së rusëve. Janë njoftuar të afërmit e të ndjerëve. Do të ketë riatdhesim të trupave në vendlindje”, njoftoi Ambasada.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img