Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
32 %
2.6kmh
0 %
Die
2 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

“Mjekë shtesë për kalimin e 1,000 udhëtarëve të fundit,” Xhaçka: Nga nesër kalimi në Kakavijë me regjim të ri

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar pas lehtësimit të situatës në Kakavijë, teksa pala greke vendosi të punojë edhe gjatë gjithë natës së sotme.

Xhaçka thotë se autoritetet greke kanë dërguar mjekë shtesë, dhe do të qëndrojnë hapur deri sa të kalojnë edhe 1,000 udhëtarët e fundit.

Ndërsa ministrja i kujton udhëtarvëe se nga dita e nesërme, në këtë pikë kufitare nis regjimi i ri, ku do të jetë i detyrueshëm testi negativ dhe kuota prej 750 personash në ditë. Ndërsa në Kapshticë, kjo kuotë është 300 persona në ditë.

“Pas komunikimit me autoritetet greke dhe gatishmerisë së tyre për të dërguar ekipe mjekësore shtesë, pika e kalimit kufitar në Kakavijë do të qëndrojë e hapur përtej orarit të punës për të bërë të mundur përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit. Duke nisur nga nesër në mengjes, kalimi në Kakavijë do te kryhet përmes regjimit të ri të masave me kuotat e reja, aplikimin dhe testin negativ të Covid 19,” shprehet ministrja Xhaçka.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img