Qershori ka qenë i “çrregullt” sa i përket motit. Gjatë javës se fundit moti ka qenë me diell në mëngjes dhe reshje paradite.
Një mot i pazakontë është shënuar edhe ditën e sotme në Durrës, ku pas diellit, mjegulla ka mbuluar qytetin.
Mjegulla ka krijuar vështirësi në ankorimin e anijeve dhe të mjeteve lundruese në portin e Durrësit.
Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme mjegulla është aq e dendur sa ka vështirësi që të shihen mjetet e lundrimit.