Të rinjtë e Forumit Rinor të PD kanë dalë nga selia blu dhe po marshojnë drejt Kryeministrisë, për t’ju bashkuar simpatizantëve që kanë nisur të grumbullohen atje më herët. Ata mbajnë në dorë dhe banderolën kryesore të protestës.
“Mjaft është mjaft”, shkruhet në të, në gjuhën angleze, ndoshta për ta përçuar më lehtë lajmin për mediat ndërkombëtare.
Po ashtu, të rinjtë e FRPD-së kanë krijuar dhe imazhin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-drejtorit të FBI Charles McGonigal, të veshur me rroba burgu, një kostum karakteristik me vija të bardha e të zeza.