Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka bërë thirrje për ndalimin e armëve sulmuese pas dy të shtënave masive vdekjeprurëse në SHBA.
Harris po merrte pjesë në funeralin e Ruth Whitfield, 86 vjeç, e vrarë në një supermarket në Buffalo, ku bëri edhe thirrjen që të ndalohen armët e zjarrit.
Harris duke renditur sulmet më mizore në SHBA, tha se ishte koha për të thënë “mjaft është mjaft” ndaj dhunës me armë.
“Të gjithë duhet të ngrihen dhe të bien dakord që kjo nuk duhet të ndodhë në vendin tonë dhe se ne duhet të kemi guximin të bëjmë diçka për të,” u tha ajo kongregtarëve në funeral.