Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Mitsotakis telefonatë me Erdogan: Shteti grek i gatshëm për t’ju ndihmuar në çdo mënyrë

Lajme të ngjashëm

Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, pas tërmetit vdekjeprurës në Turqi.

Gjatë telefonatës kryeministri grek i  shprehu pikëllimin e tij për tërmetin shkatërrues në Turqi dhe i përcolli  Erdoganit mbështetjen dhe ngushëllimet e qeverisë dhe popullit grek për humbjen e jetëve njerëzore.

Telefonata mes tyre është bërë në orën 17:00 dhe ka zgjatur rreth 10 minuta duke përfshirë edhe përkthimet. Sipas mediave vendase mësohet se gjatë telefonatës Erdogan i tronditur përshkroi me detaje se çfarë kishte ndodhur.

Mitsotakis ritheksoi gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar menjëherë Turqinë në çdo mënyrë – dhe përtej ekipit të shpëtimit që është nisur drejt vendit të ngjarjes. Ndërkohë, Erdogan mësohet se e ka falenderuar kryeministrin grek për ndihmën e menjëhershme që i dhanë Turqisë dhe popullit të tij.

 

 

Më shumë